“Këtë nuk ta mësojnë librat…” Alimehmeti: U përballëm me rastin më të vështirë
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ishte këtë të diel i ftuar në “Interview” me Milera Milorin, ka ndarë një nga rastet më të vështira të karrierës së tij.
Ai tha se një rast që nuk e harron edhe pse ndoshta tashmë kanë kaluar dy dekada, është rasti i një vajzë të vogël, vetëm 2 vjeçe e cila kishte një sëmundje të rrallë, për të cilën shkenca nuk jepte asnjë zgjidhje. Ai tha se e pati shumë të vështirë ti komunikonte lajmin prindërve se për të voglën e tyre nuk mund të bëhej më asgjë…
“Ishte një situatë me një fëmijë shumë të vogël me një patologji shumë të rrallë, saqë edhe mjekët italianë që na thirrën, thanë nuk e kuptojmë se si mund të jetë gjallë, se kjo është një sëmundje e papajtueshme me jetën dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë rast.
T’ia komunikosh një çifti të ri këtë gjë për fëmijën e tyre as dy vjeç, drama e tyre mua prap më kujtohet edhe pas dekadave. Mua nuk më hiqet nga sytë shikimi i vajzës, ajo aq e vogël, kuptoi gjithçka. Ajo empatia që u krijua në atë moment, ajo kuptoi gjithçka. Kjo të mbrun, kjo situatë nuk mësohet nga librat, ti këtë e kupton kur i prek gjërat me dorë”,-tha Alimehmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun