KFOR dhe Ushtria e Serbisë me patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Ushtria e Serbisë kanë kryer një patrullë të sinkronizuar në dy anët e kufirit të Kosovës me Serbinë, pranë komunës së Podujevës.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur sigurinë afatgjatë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”, u tha në njoftimin e KFOR-it.
Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, Ministria serbe e Mbrojtjes tha se është kryer një patrullë e përbashkët në zonën, që tha se është përgjegjësi e bazës ushtarake Shushnjak, afër Kurshumlisë, shkruan REL.
“Janë ndarë informacione për situatën në terren dhe janë mbledhur të dhëna të rëndësishme për zbatimin e detyrave në të ardhmen”, u tha në njoftimin e ministrisë serbe më 26 shtator.
Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e quan kufirin me Kosovën vijë administrative. Ministria serbe e Mbrojtjes tha po ashtu se ushtria serbe vazhdimisht bashkëpunon me KFOR-in në Zonën e Sigurisë Tokësore.
Zona e Sigurisë Tokësore mes Kosovës dhe Serbisë është prej 5 kilometrash dhe është përcaktuar në Marrëveshjen Teknike të Kumanovës.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.
Marrëveshja është pasuar nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.
Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin