Kiço Londo: Laura Nezha, e vetmja që mund ta luante rolin e transgjinorit
“Të martën në supermarket” është shfaqja më e fundit me regji nga Kiço Londo, e cila është shfaqur natën e mbrëmshme në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe do të vijojë deri në 29 qershor. Autor i saj është Emmanuel Darley.
Është një monolog i gjatë i protagonistit, duke na shpjeguar rrjedhën e ditës së martë në shoqërinë e babait të vet. Një dëshmi prekëse që e tërheq shikuesin në këtë marrëdhënie shumë të tensionuar mes Marie–Pierre dhe babait të saj, i cili ishte i shtangur nga ndryshimi i seksit të fëmijës së tij.
Londo u shpreh në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se ishte shumë i emocionuar për shfaqjen dhe se bëhej fjalë për një vepër me mesazhe të mëdha. Sipas tij, Laura Nezha, protagonistja e shfaqjes është e vetmja aktore që mund ta realizonte atë rol.
“Unë kisha disa kohë që e njihja veprën dhe vinte, ikte brenda meje dhe erdhi momenti që pas një shkëputje 1-vjeçare t’i rikthehesha bashkëpunimit me Laurën. Pse Laura? Sepse unë mendoj që Laura është i vetmi person, është e vetmja aktore në Shqipëri që mund ta bëjë këtë gjë, që mund të marrë përsipër që nga një qenie femërore të shndërrohet në mashkull dhe nga mashkull pastaj të pësojë transin e kthimit në femër, jashtëzakonisht komplekse, shumë e vështirë,” – u shpreh Kiço Londo.
Qyteti në të cilin jeton babai i Marie–Pierre nuk është i saj. Njerëzit do ta vështrojnë atë, do ta bëjnë atraksionin e ditës së tyre duke e takuar në rrugë, apo edhe në supermarket, pothuajse vendi kryesor i shpalosjes së shfaqjes dhe vetmisë absolute të personazhit kryesor.
Nëpërmjet reflektimeve të shumta nënçmuese dhe të pakëndshme të babait të saj, Marie–Pierre e gjen veten gjithnjë e më të mbytur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve