Kievi gati për të gjithë skenarët pas tensioneve në centralin bërthamor
Është dita e 169-të e luftës në Ukrainë. Gjatë ditës së kaluar, forcat ruse bombarduan Mykolaiv dhe Bakhmut, si dhe rajonin e Dnipropetrovsk, thanë autoritetet ukrainase.
Situata rreth termocentralit bërthamor Zaporizhia është ende e tensionuar. Ministrat e jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) i kërkuan Rusisë që menjëherë t’i dorëzojë Ukrainës kontrollin e centralit bërthamor më të madh në Evropë dhe Moska dërgoi një kërkesë për të mbajtur sot një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohej çështja e këtij centrali bërthamor ukrainas.
Eksportet e drithit nga Ukraina janë rritur, ndaj vlerësohet se marrëveshja për drithë e nënshkruar në Stamboll ka filluar të japë rezultate.
Ngjarjet kryesore:
- Letonia e ka shpallur Rusinë një shtet që mbështet terrorizmin
- G7: Veprimet ruse rrisin ndjeshëm rrezikun bërthamor
- Eksportet e grurit nga Ukraina u rritën, marrëveshja e drithit nga Stambolli po jep rezultate
- Të paktën shtatë persona vdiqën në sulmin rus në Bakhmut, Mykolaiv u granatua
- Kreditorët e Ukrainës ranë dakord për një ngrirje dyvjeçare të borxhit
- Perëndimi premtoi 1.5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin
- Guterres bën thirrje për t’i dhënë fund aktiviteteve rreth termocentralit në Zaporizhia
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë