Kievi kryen operacione kundër forcave ruse në jug dhe në lindje të Ukrainës
Kievi tha se ka vazhduar operacionet sulmuese ndaj forcave ruse në lindje dhe jug, përderisa alarmet për sulme u lëshuan në mbarë Ukrainën më 16 shtator. Rusia ndërkaq tha se gjatë natës ka rrëzuar dy dronë afër Moskës, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet muajit të njëzet.
Uashingtoni, ndërkaq, konfirmoi planet për takime për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainës. Takimet pritet të mbahen gjatë javës së ardhshme midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që do të qëndrojë në SHBA, me liderët amerikanë.
Alarmet për sulme u lëshuan në shumë rajone të Ukrainës mesditën e 16 shtatorit, përderisa ushtria ukrainase paralajmëroi se mund të ketë sulme me raketa balistike në zonat e banuara.
Përveç në kryeqytet, Kiev, alarmet u lëshuan edhe në rajonet e Çernihivit, Çerkasit, Poltavës, Harkivit, Dnipetrovskit, Mikolajivit, Zaporizhjës dhe Odesës.
Një sërë shpërthimesh janë raportuar në rajonin e Harkivit, por ka qenë e mundur të sigurohen informacione për viktima apo dëme të mundshme.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 16 shtator se forcat e tij kanë kryer operacione mbrojtëse në lindje dhe jug të Ukrainës dhe operacione sulmuese rreth Melitopolit dhe Bahmutit.
Ushtria ukrainase pretendoi për “sukses” në zonën e Klishçikijevkës në rajonin e Donjeckut.
Po ashtu tha se mbi 100 vendbanime në rajonet e Harkivit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit janë përballur me zjarr artilerie në 24 orët paraprake.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë rrëzuar dy dronë afër rajoneve Kaluga dhe Tver, afër Moskës. Kjo ministri tha se dronët u rrëzuan gjatë natës midis 15 dhe 16 shtatorit, duke mos raportuar për viktima apo dëme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë