Kina dhe India neutrale ndaj Rusisë
Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që “dënon” pushtimin rus në Ukrainë.
Vetoja e Moskës ishte e pritshme, por Kina dhe India abstenuan.
Teksti i rezolutës kërkonte tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina. Edhe Shqipëria kishte kërkuar që kjo rezolutë të votohej.
“Të mos harrojmë kurrë se kjo është një luftë e zgjedhur. Zgjedhja e Rusisë. Rusia zgjodhi të pushtojë fqinjin e saj”, thotë Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e SHBA.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënoi agresionin e Rusisë duke bërë thirrje për dialog
“Kombet e Bashkuara lindën nga lufta për t’i dhënë fund luftës. Sot, ai objektiv nuk u arrit. Por ne nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Ne duhet t’i japim paqes një shans tjetër. Ushtarët duhet të kthehen në bazat e tyre. Udhëheqësit duhet t’i kthehen rrugës se dialogut dhe paqes”, tha Antonio Guterres.
Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbanin flamurin ukrainas përballë pikturës së Pikasos e konsideruar një nga veprat më të fuqishme kundër luftës në histori.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit