Kina dhe Rusia, gati për stërvitje të përbashkëta ushtarake detare

19 Korrik 2023 | 14:45

Kina ka dërguar anije të marinës në përgatitje për stërvitjet e përbashkëta me forcat detare të Rusisë, në shenjë të mbështetjes së vazhdueshme të Pekinit për Moskën, në mes të luftës në Ukrainë.

Kina pretendon të jetë neutrale në konflikt, por ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj për provokim të Rusisë dhe ka mbajtur lidhje të forta ekonomike, diplomatike dhe tregtare me Moskën.

Agjencia e lajmeve shtetërore kineze Xinhua ka njoftuar se stërvitja përfshin më shumë se 10 anije dhe mbi 30 avionë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Xinhua nuk dhanë detaje, por stërvitjet besohet se do zhvillohen në pjesë të Detit të Japonisë në ditët në vijim.

Kina e ka mbështetur Rusinë dhe ka kundërshtuar SHBA-në për pushtimin e Ukrainës në forumet ndërkombëtare, por megjithatë ka thënë se nuk do t’i japë armë asnjërës palë në luftë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes të mërkurën, anijet kineze, duke përfshirë shkatërruesit e raketave Qiqihar dhe Guiyang, luftë-anijet Zaozhuang dhe Rizhao dhe anija e furnizimit Taihu, bashkuan forcat me homologët e tyre rusë në mesditë. Raporti përmend gjithashtu se anijet kineze mbanin katër helikopterë.

Në marinën ruse përfshihen luftë-anijet Gromkiy dhe Otlichnyy, të cilat janë ekspozuar dhe kanë pritur vizitorë për një javë në qendrën financiare të Shangait, qyteti më i madh dhe porti më i madh i Kinës.

Stërvitjet e përbashkëta thuhet se fokusohen në komunikimet anije-anije, manovrimin në formacion, si dhe kërkim-shpëtimin detar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026