Kina dhe Serbia zotohen për “miqësi të çeliktë”

8 Maj 2024 | 14:38

Rojat ushtarake u rreshtuan të mërkurën në Beograd për të pritur presidentin kinez Xi Jinping, i cili arriti të martën në mbrëmje në Serbi, për të diskutuar investimet prej disa miliardë eurosh në vendin ballkanik, i cili synon integrimet evropiane por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Pekinin.

Avionët e prodhimit rus Mig-29 shoqëruan avionin e presidentit kinez derisa po arrinte në Beograd të martën, shkruan VOA.

“Ne po shkruajmë historinë sot”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç para një turme të mbledhur para pallatit presidencial serb të mërkurën.

Të dy udhëheqësit mburren me një “partneritet të hekurt” midis vendeve të tyre. Së bashku me Hungarinë, e cila është ndalesa e radhës e presidentit Xi, Serbia është mbështetësja më e fortë në Evropë e projektit të madh infrastrukturor të Kinës të njohur si “Breza dhe Rrugë”, nëpër pjesë të Azisë dhe Evropës.

Presidenti Xi tha se ishte i prekur nga pritja e ngrohtë dhe shfaqi besimin se vizita e tij do të “hapë një kapitull të ri” në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Serbia është bërë partneri i parë strategjik i Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore”, tha presidenti Xi, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 2016 për një partneritet strategjik midis dy vendeve.

Presidenti Vuçiç tha se Serbia e konsideron ishullin e Tajvanit, që Pekini e sheh si një provincë e shkëputur, si pjesë të Kinës, ashtu siç Kina e konsideron Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, si pjesë të Serbisë.

Vëzhguesit thonë se vizitat në Serbi dhe Hungari, janë pjesë e përpjekjeve të presidenti Xi për t’u afruar me dy vende evropiane që janë pro Rusisë dhe përfituese të mëdha të investimeve kineze.

Gjatë vizitës së presidentit Xi në Francë, presidenti Emmanuel Macron dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kërkuan udhëheqësit kinez të sigurojë tregti më të balancuar me Evropën dhe të përdorë ndikimin e tij në Rusi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por pa rezultat, sipas analistëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026