Kina vetting për Hong Kong, një ligj i ri kërkon që të vendosë ‘veto’ për kandidatët elektoralë

11 Mars 2021 | 07:33

Kina ka vendosur që të ndryshojë sistemin elektoral të Hong Kongut, duke përfshirë dhe kompetencat për t’iu vendosur veto kandidatëve, ndërkohë që Beijing po përpiqet që të krijojë një qeverisje patriotike pas protestave të shumta pro-demokracisë gjatë viteve të fundit në Hong Kong.

Që nga ajo kohë, Kina ka arrestuar aktivistë të shumtë të lëvizjeve për demokratizimin e Hong Kong-ut, të cilët kërkojnë liri politike më të mëdha nën parullën ‘një vend, dy sisteme’.

Sistemi i ri elektoral i Hong Kongut u votua nga Kongresi Kombëtar Popullor në Kinë dhe vetëm një deputet kinez abstenoi.

Qëllimi i këtij vendimi sipas kryetarit të parlamentit kinez është që ta vendosë Hong Kongun në duart e forcave që janë patriotike dhe që e duan Hong Kong-un’.

Megjithëse ndryshimet e fundit janë akoma jo shumë të qarta për shkak të sistemit politik kinez të mbyllur dhe jo shumë transparent, ky lloj votimi krijon një ‘sistem kualifikimi dhe vetting të procesit elektoral në Hong Kong, i cili do të kontrollohet nga Beijing.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026