‘Kisha frikë se burri do ta vriste’, gruaja: S’e kam denoncuar pedofilin

7 Shtator 2022 | 19:05

Një banore e zonës pranë shkollës ‘Osman Myderzi’ në Tiranë rrëfeu në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania se si ishte konfrontuar fizikisht me një pedofil që bënte gjeste të pahijshme ndaj fëmijëve.

Ajo tregoi se burrin në fjalë e kishte parë edhe disa herë të tjera në zonë, kryesisht kur errësohej teksa ngacmonte kryesisht vajza adoleshente.

Gruaja tha se nuk e kishte denoncuar rastin në fjalë nga frika e përshkallëzimi të mëtejshëm të një konflikti, madje u shpreh se ishte më mirë që ajo ngjarje të mbyllej aty.

“Nuk kam denoncuar akoma se pata frikë se po ta merrte vesh bashkëshorti do ta vriste, doja të shmangia një konflikt më të gjerë”, u shpreh banorja e zonës.

Ajo tha se nga policia nuk ka ardhur askush për t’u interesuar lidhur me ngjarjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026