Kisha Ortodokse Serbe reagon për sulmin në Banjskë: Për ne Kosova është Serbi
Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur në veri të Republikës së Kosovës, ku një grup kriminelësh të drejtuar nga Milan Radojçiç kanë vrarë një polic të Kosovës ndërsa ishte në krye të detyrës dhe kanë plagosur dy të tjerë.
Përmes një mesazhi të publikuar në Twitter Kisha Ortodokse shprehur ngushëllime “për familjet e viktimave” ndrërsa thotë se duhet lutur për paqe me atë që jetojmë dhe me fqinjët”.
Më tej në mesazhin e kishës serbe theksohet se nga ana e tyre vazhdimisht është vënë në dukje politika jashtëzakonisht e rrezikshme të pushtetit në Prishtinë, “qëllimi i vetëm i të cilave është dëbimi i plotë i popullit serb dhe krijimi i Kosovës etnikisht shqiptare”.
“Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht e ka vënë në dukje, veçanërisht fuqive të mëdha, politikën jashtëzakonisht të rrezikshme të pushtetit në Prishtinë, qëllimi i vetëm i të cilave është dëbimi i plotë i popullit serb dhe krijimi i Kosovës etnikisht shqiptare. Në këtë ndjekje janë kryer sulme të panumërta ndaj vendeve tona të shenjta, ndaj njerëzve tanë, madje edhe ndaj fëmijëve serbë. Në muajt e fundit, njerëz janë arrestuar pa asnjë provë ose bazuar në prova të fabrikuara, është sekuestruar toka në pronësi të serbëve; me pak fjalë, Kosova është tokë e paligjshme ku nuk ekziston as liria dhe as një standard minimal i jetës normale për serbët. Për vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, ne dërgojmë një mesazh dashurie të pakufishme dhe kujdesi atëror. Kisha Serbe, kudo që jeton dhe kryen detyrën e saj baritore, do të vazhdojë t’ju ndihmojë bujarisht ju, populli ynë shumë i munduar, por i palëkundur, krenar në Kosovë, duke dashur t’ju ofrojë ngushëllim, ngrohtësi dhe shpresë në këto ditë të vështira. Së fundi, theksojmë se për Kishën Ortodokse Serbe, Kosova është pjesë përbërëse e shtetit të Serbisë”, thuhet në deklaratën e Kishës Ortodokse Serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë