Qeveria e Kosovës shkarkon Bordin Mbikqyrës të Trepçës
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e kësaj të mërkure, Bordin Mbikëqyrës të ndërmarrjes Trepça.
Gjatë bërjes publike të vendimit, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se bordi aktual ishte jo funksional dhe kishte shkelur detyrat që i ishin caktuar.
Ministra e Ekonomisë së Kosovës bëri me dije se në drejtimin e kompanisë do të emërohet një bord i përkohshëm deri në zgjedhjen e një Bordi Mbikqyrës të ri.
“Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovë më 2 shkurt 2022, ku me 20 shtator kanë dhënë dorëheqje dy nga anëtarët ndërsa kanë mbetur tre anëtarë, pra aktualisht Bordi është jo funksional.
Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ka konstatuar që Bordi ka shkelur detyrat dhe i ka propozuar Qeverisë së Kosovës si aksionare shkarkimin e këtij Bordi Mbikëqyrës. Andaj, propozoj shkarkimin e bordit ekzistues dhe emërimin e një bordi të përkohshëm, deri në zgjedhjen e një bordi të ri. Ky bord, mandatin nuk mund ta ketë më të gjatë se gjashtë muaj”,tha Rizvanolli.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar