“Kisha para, mora 2 mln € tendera”- Përplasje në gjyq mes Dumanit e Gentjan Sharrës
Vijon dëshmia me dyer të mbyllura e vrasësit me pagesë, sot bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani, në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”.
Në këtë seancë, Dumani ka vijuar të kundërshtohet me tone të ashpra nga të arrestuarit, për të cilët ka rrëfyer se në bashkëpunim me ta ka kryer krime.
Një ndër ta, Gentjan Sharra, ka pretenduar se në kohën kur e implikon Dumani, ai ka pasur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet 50 mijë euro dhe pse duhet të kishte nevojë të merrte pjesë në një grabitje për të përfituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin.
Ndërsa Petrit Qoli, një tjetër i arrestuar, pretendoi se prej 3 vitesh mbahet i arrestuar nga deklarimet e Dumanit dhe ka lënë jashtë një grua që e dashuron.
Ndërkohë, Enver Diva i ka kërkuar gjykatës që, pas përfundimit të dëshmisë së Dumanit, që po kontestohet qoftë nga të arrestuarit, por edhe nga avokatët, gazetarët të lejohen në sallë për të pasqyruar versionin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu