“Kishte fizik të madh, se mposhtën me leva”- Gazetarja: Autori i vrasjes, 15-vjeç

1 Prill 2024 | 13:57

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, mbrëmjen e ditës së dielë në Shkozë.

E ftuar në Euronews Albania, gazetarja e kronikës Aida Topalli, zbuloi dhe dnamikën e krimit të rëndë.

Ajo tha se i riu teksa po drejtonte mjetin u konfliktua verbalisht në semafor me 4 të rinj që po lëviznin me një automjet tjetër.

Shkak për zënkën ishte e dashura 15-vjeçare e viktimës e cila ndodhej në automjet me të.

Sipas gazetares, 15-vjeçarja më herët kishte qenë e lidhur me një nga autorët.

Pasi ndaluan automjetet, 4 të rinjtë sulmuan me leva viktimën, por duke qenë se fiziku i tij ishte i madh, një 15-vjeçar nxori thikën dhe e qëlloi në gjoks.

“Rreth orës 22:00 të darkës viktima ka qenë në makinë, me atë që sipas dëshmisë së vajzës e quan të dashur, dhe në praninë e një shoku tjetër, teksa po ktheheshin në zonën e Shkozës, aty ku është dhe banor 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Përpara se të shkohet te rrethi i Shkozës është një semafor dhe në momentin kur automjeti ku ndodhej viktima me të dashurën dhe shokun ka ndaluar, paralel me ta ka qenë dhe një automjet tjetër ku ndodheshin katër të rinj. Njëri prej tyre 20-vjeç dhe tre të tjetrët të mitur të moshës 15 dhe 16-vjeç. Midis tyre është dhe një djalë që ende nuk i ka bërë 15-vjeç, i cili dyshohet se është dhe autori i vrasjes me thikë. Fillimisht ata janë ofenduar për vajzën në automjet, e cila dyshohet se më herët ka qenë e dashura e një prej djemve që ndodheshin në automjetin tjetër. Më pas me të shkuar te rreth i Shkozës, ata kanë daluar. Duke qenë se viktima ka pasur një fizik të madh, nuk kanë mundur ta mposhtin dot duke përdorur dhe leva. Vlen të theksohet se viktima është qëlluar dhe me levë. Në atë moment 15-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen”, tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026