English

“Kishte serverë në 40 vende”, Sejmanaj: Si u thye sistemi i MATRIX

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një operacion i koordinuar ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.

- Advertisement -

Eksperti i IT, Besmir Sejmanaj ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews  Albania për të folur pikërisht rreth këtij aplikacioni.

“Matrix është i ngjashëm deri diku me SyECC gjithashtu edhe me EnchroCHAT. Një ndër ndryshimet kryesore është se ka qenë më ekskluziv. Në mënyrë që të bëheshe pjesë e këtij rrjeti duhet të bëhet një ftesë. Pra dikush nga brenda grupit duhet t’ju bënte ftesë në mënyrë që të kishit akses. Teknologjia e përdorur ka qenë më e avancuar.

Ajo që është më dalluese është edhe vendosja e servera, sepse kemi të bëjmë me mbi 40 servera ku serverat kryesorë janë vendosur në Gjermani dhe në Francë të cilët shoqëroheshin dhe me disa dhjetëra servera të shpërndarë në gjithë gjeografinë e shteteve të Bashkimit Europian dhe më gjerë.

Kjo ka bërë edhe më të vështirë hakimin e këtij sistemi dhe nxjerrjen jashtë funksioni të këtyre pajisjeve. Edhe pagesa për këtë sistem ka qenë goxha e konsiderueshme, kemi të bëjmë me një abonim gjashtëmujore që shkonte nga 1300-1600 euro. Gjithashtu edhe pajisjet që përdoreshin nga grupet kriminale ishin të modifikuara, pra nuk kemi të bëjmë me pajisje telefoni normale”,-tha Sejmanaj.

Sipas tij kanë qenë 3 vite punë që kanë bërë që Matrix të thyhej.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?