‘Kjo histori nuk mbyllet kaq thjeshtë’, Majko: PD të japë llogari për financimin rus
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko kërkoi që Partia Demokratike të japë llogari për financimin rus prej 500 mijë dollarësh.
Gjatë fjalës së tij në seancën në Kuvend, Majko u shpreh se kjo histori nuk do të mbyllet thjeshtë dhe theksoi se faji në këtë çështje nuk është individual.
“Drejtuesit e Partisë Demokratike si ata që ja në me zyra, si ata që janë pa zyra, e dinë shumë mirë që është emëtuar lajmi i konfirmuar nga administrata amerikane, se Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga fondet ruse. Kjo histori nuk ka për t’u mbyllur kaq thjeshtë.
Ne po flasim për fondet IPA, përpara se t’i kërkoni llogari Beqës sonë, kërkojini llogari Beqës suaj. Nuk është një faj individual, është një akuzë e konirmuar nga asministrata amerikane. Dilni këtu dhe jepni llogari, ky është vetëm fillimi”, theksoi Majko.
Për këtë, reagoi ditën e djeshme Lulzim Basha, i cili ishte kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2017.
Ai theksoi se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia.
Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.
Lajmin e bënë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës, tashmë i deklasifikuar, shkruan BBC.
Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.
LEXONI GJITHASHTU
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 12:23 Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese