Kledis Rexho, violinisti shqiptaro-francez që po korr sukses në Francë
Kledis Rexho është një violinist shqiptaro-francez dhe jeton prej vitesh në Francë.
Pasi mbaroi studimet e larta në Tiranë me rezultate të shkëlqyera, fitoi një audicion për tu bërë pjesë e orkestrës filarmonike të Bosnje Hercegovinës.
Por vazhdimësia e karrierës muzikore të Kledisit nuk do të bëhej në Ballkan, por në Francë. Në fillim duke vazhduar studimet me profesorë të konservatorëve Superiorë të Lyon-it dhe më pas të Parisit.
Që prej muajit Shkurt të këtij viti Kledisi jeton dhe punon në qytetin e Nice-s, si muzikant i Orchestre Philarmonique de Nice.
Gjatë viteve të tij në Francë, Kledis ka shoqëruar solistë të klasit ndërkombëtar si Frank Peter Zimmerman, Nathalie Dessay, Renaud Capuçon, Ami Flammer, Olivier Charlier etj, dhe luan nën drejtimin e dirigjenteve si Paavo Jarvi, Neeme Jarvi, Emmanuel Krivin, Marek Janowski, Cristian Macelaru, etj
Një vit më parë Kledis Rexho ka publikuar projektin e tij muzikor te shoqëruar nga sopranoja franko-amerikane, Emilie Rose Bry “Margjelo-n” e Prenk Jakovës.
Interpretimi është realizuar në gjuhën shqipe dhe frëngjisht pranë kullës Eiffel në Paris.
Së fundmi, Kledis është drejtor artistik dhe ideator i një projekti të ri që bashkon në të njëjtin plan muzikën, sensibilizimin qytetar, pedagogjinë dhe solidaritetin, të quajtur Life and Music Concept.
Në Shqipëri, Life and Music Concept po konkretizohet me një projekt të quajtur Violina e Paqes. Projekt që është i mbështetur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh