Klevis Balliu sulmon SPAK: Pse nuk po hetohet Erion Veliaj?
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka sulmuar SPAK, duke thënë se përse nuk heton kryebashkiakun Etion Veliaj, pasi sipas tij ky i fundit ka firmosur për inceneratorët pa vendim të Këshillit Bashkiak.
Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu tha se qytetarët shqiptarë paguajnë 80 mijë euro në ditë për incineratorët dhe kjo çështje nuk po hetohet nga SPAK, pasi institucioni i drejtësisë sipas Balliut urdhërohet nga Veliaj.
“Erion Veliaj del dhe thotë unë kam firmosur në shkelje të ligjit pa vendim të Këshillit bashkiak pse se merr SPAK. Veliaj del në përgjime e thotë unë atij tjetrit i su SPAK, pse nuk kthen përgjigje SPAK. A vazhdon afera e incineratorëve? Ose është korrupsion ose nuk është. Nuk mund të jetë korrupsion dhe të vazhdojë korrupsioni kur ti ke kapur banditin. Pse vazhdon afera e incineratorëve. Pse duhet të paguajmë 80 mijë euro në ditë për incineratorët. SPAK të hetojë kë të dojë, çështja është se këtu po ikin 80 mijë euro në ditë. Pse nuk e merr SPAK në hetim Veliajn. Po vërtetohet se Veliaj qenka ai që sul SPAK”, u shpreh Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij