“Klientët po mashtrohen”, Trump: Departamenti i Drejtësisë të shqyrtojë mashtrimin nga kompanitë e benzinës

24 Qershor 2026 | 07:55

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën në mëngjes se kishte urdhëruar Departamentit të Drejtësisë të hetonte atë që ai e quajti “mashtrim” nga kompanitë e mëdha të naftës.

“Kompanitë e mëdha të naftës nuk po i ulin çmimet e tyre në pompë në përputhje me çmimet shumë më të ulëta që po paguajnë për naftën”, shkroi Trump në Truth Social.

“Ato çmime po bien si shkëmbi! Me fjalë të tjera, klientët po mashtrohen”, shtoi ai.

Çmimi ndërkombëtar i naftës Brent Crude ra nën 77 dollarë për fuçi të mërkurën, me naftën amerikane West Texas Intermediate (WTI) gjithashtu që u tregtua nën 73 dollarë, në një lehtësim të vazhdueshëm pasi SHBA-të dhe Irani nënshkruan memorandumin e tyre të mirëkuptimit për të punuar drejt përfundimit të luftës.

“Çmimet e benzinës duhet të fillojnë të ulen shumë më shpejt nga sa po shoh unë”, tha Trump.

Rritja e çmimeve të benzinës është bërë një barrë politike për administratën Trump dhe Trump premtoi vazhdimisht se çmimet e energjisë do të “binin si shkëmb” sapo të negociohej paqja dhe të rihapej Ngushtica e Hormuzit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026

Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane

Qeveria e Jordanisë tha se ka rrëzuar katër raketa balistike iraniane që synonin një bazë ushtarake amerikane në territorin e saj. Sulmi ndodhi pasi Garda...
13:35 | 14/07/2026

SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme

Qeveria amerikane ka shlyer tashmë dhjetëra miliarda dollarë në tarifat që kishte vendosur përpara se Gjykata e Lartë e SHBA-së të shpallte pjesën më të...
13:18 | 14/07/2026