Klinika stomatologjike publike, Thodhorjani: 1200 pacientë kanë marrë shërbim falas

20 Shtator 2023 | 17:11

Mjekët stomatolog në klinikën stomatologjike publike janë përballur me fluks të shtuar pacientësh që kanë patur nevojë për shërbim dentar. Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i kësaj klinike Anis Thodhorjani, thotë se numri i pacientëve po rritet nga viti në vit.

“Vetëm në ditët e para të shtatorit kanë kaluar mbi 1200 pacientë i cili është një fluks që tregon jo vetëm përmirësimin e shërbimit por edhe  besimit që pacientët kanë fituar ndaj shërbimit publik”,-tha Anis Thodhorjani, drejtor i klinikës stomatologjike publike.

Në klinikën stomatologjike shërbimet e ofruara janë nga baziket siç është kontrolli, pastrimi i gruzave, mbushjet deri tek më profesionale. Në  90% të rasteve shërbimi është falas, dhe 10% kanë pagesë, e cila është për kostot.

“Le të marrim një shembull pjesa protetike nëse në klinikat private shkon 40-50 mijë lekë të reja në klinikën universitare kosto është 6 mijë lekë të reja, pra 1 e 9 e shifrës që paguhet në pjesën private”,-tha Anis Thodhorjani, drejtor i klinikës stomatologjike publike

Prioritet kanë moshat e thyera, pensionistët, ata që janë në skemën e ndihmës ekonomike dhe fëmijët, më pas shërbimi ofrohet për këdo falas dhe aksesimi është tepër i thjeshtë.

“Paraqitesh pranë klinikës me një fotokopje të kartës së identitetit, paraqitesh tek mjeku i filtrit, dhe të shpërndan në shërbim, mjeku do të japi ditën dhe orarin sipas kalendarit të përcaktuar”, Anis Thodhorjani, drejtor i klinikës stomatologjike publike.

Shërbimi i urgjencës në klinikën publike jepet menjëherë, sa i takon shërbimit për rastet e planifikuar, koha e pritjes nuk është më e gjatë se një javë.  Përgjatë vitit 2022, në klinikën stomatologjike publike kanë marrë shërbim mbi 18 mijë pacientë, shumica e të cilëve i përkasim moshave të thyera të cilët kanë bërë protezat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026