Klosi: E vërteta e akuzave se Dritan Leli po punon kundër PS në Vlorë

19 Tetor 2022 | 21:56

Deputeti socialist, Blendi Klosi komentoi në emisionin Now në Euronews Albania zërat se Dritan Leli po punon kundër PS në Vlorë.

Në një intervistë për Euronews Albania Klosi e mohoi kategorikisht, duke theksuar se nuk ka asnjë indicie për këtë.

Klosi tha se Partia Socialiste e ka qeverisur për 30 vjet Vlorën dhe do ta qeverisë prapë, duke shtuar se Vlora do të qeveriset nga një vlonjat siç është bërë deri më sot.

Ai pranoi se ka një distancim të PS, kryeministrit Edi Rama dhe të vlonjatëve nga kryebashkiaku Dritan Leli por shtoi se PS është krenare se si e ka qeverisur Vlorën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026