“Klosi mund të jetë karem” Eksperti: Është lënë në përgjim të serviret ‘zari’ i madh
Eksperti i kriminalistikës Dritan Rexhepi deklaroi në emisionin Review, në Euronews Albania, se ish-zyrtarja Alda Klosi mund të jetë lënë e lirë këto kohë, si karem, për të interceptuar bisedat që ajo ka pasur me persona të tjerë.
Sipas tij vjedhja e parave dhe se kujt i përkisnin ato është një çështje shumë e lehtë nga prokuroria dhe mund të gjendej shumë shpejt sipas gjurmëve të gishtrinjve.
Ai shtoi se Alda Klosi ndoshta është lënë e lirë për të shkuar tek dikush tjetër më lart në detyrë se ajo.
“Kjo është nga ngjarjet më të lehta për tu zbuluar. Kam përshtypjen se për shkak dhe të ngarkesave të tjera kjo ngjarje ka pasur një frenim. Dhe akuzat e ngritura janë të lehta. Mund të ketë qenë dhe grup i strukturuar kriminal. Kjo ishte një ngjarje që kërciste që në fillim. Tek paratë lihet gjurma, përpunohet ‘rimidim’ dhe del gjurma e gishtave te paratë. Nga pikëpamja e provueshmërisë është e lehtë. Nuk është çudi që kjo zyrtarja të jetë si karem që të interceptohen bisedat që ajo ka pasur në telefon. Mund të ecet dhe diku më lart, për shkak dhe të situatës politike mund të serviret ndonjë zar i rëndë në fushëbetejë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çështja Klosi| Çipa: Histori e paplotë, funksionarja e shtetit ngjall ndjeshmëri
- Gazetari Demaj tregon detajet e dosjes së pastrueses së Alda Klosit
- Arrestimi i Alda Klosit, reagon prokuroria: Hetime komplekse, ja për çfarë akuzohet
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn