Klosi nga Athina: Të drejtën e votës së emigrantëve do ta bëjmë realitet

12 Maj 2024 | 12:15

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi mbajti fjalën e tij në takimin e zhvilluar këtë të diel në Athinë, ku kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me shqiptarët të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në shtetin fqinj.

Klosi tha se shumë shpejt qeverisja do zgjidhë problemin e pronave që ata kanë në zonat rurale të Shqipërisë, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të bëhet e mundur që ata të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet në Shqipëri.

“Dimë se përsëri keni probleme me pronat në zonat rurale të Shqipërisë. Ju premtojmë nga kjo sallë se shumë shpejt qeverisja do zgjidhë problemin e pronave për të gjithë ju.

Me vizioni e Shqipërisë 2023 ne ju shohim si investitorë të kursimeve tuaja, në zhvillimin e industrisë tonë të re të turizmit. Shqipëria do të jetë kampione e turizmit në Ballkan.

Kini besim te Kryeministri ynë Edi Rama i cili gjithmonë thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Edi Rama dhe ne që qeverisim Shqipërinë do ta bëjmë të drejtën e votës tuaj një realitet në politikën shqiptare”,-tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026