Klosi prezantohet si Sekretari i Përgjithshëm: Reformojmë PS-në e fitojmë në 2025-ën
Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, mbajti këtë të premte një konferencë për media, ku nga selia e PS shpalosi objektivat e tij në këtë post të rëndësishëm brenda strukturave të PS.
Në krah të ish- Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, Klosi tha se detyra që i është ngarkuar ka të bëjë me reformimin e Partisë Socialiste dhe fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e vitit 2025.
Ai shtoi se duhet bërë një punë me orarë të zgjatur nga të gjitha strukturat e partisë për ta reformuar PS-në në çdo fshat dhe lagje të qyteteve.
“Dita e parë pas zgjedhjeve është dita kur mendojmë për garën e ardhshme. Ky reforimin i PS dhe kjo detyrë e re që më është ngarkuar, është një detyrë që do ta ndaja me të gjithë anëtarët dhe kolegët e Partisë Socialiste. Miku dhe kolegu im prej disa dekadash Damiani ka bërë një punë shumë të mirë dhe ne të gjithë së bashku e çuam partinë në një fitore në vitin 2023. Së bashku do ta çojmë në një garë të fortë fitoren e vitit 2025, ku Partia Socialiste kërkon jo vetëm të fitojë dhe të marrë mandatin e katërt, por me fitoren të kemi dhe një reformim të partisë.
Kjo detyrë është një detyrë që do na obligojë të punojmë shumë me orë të zgjatura, me gjithë strukturën në çdo fshat dhe lagje të qytetit ne do të duhet të reformojmë partinë dhe të kuptojmë çfarë njerëzit duan nga Partia Socialiste”, tha Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona