KLP vendos sot për mandatin e tij, Alfred Balla: E drejta do vendoset në Strasburg

27 Maj 2024 | 12:24

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po mban këtë të hënë mbledhjen e thirrur në lidhje me mandatin e kryetarit Alfred Balla, pas vendimit të KPA për përjashtimin e tij për 15-vite nga sistemi i drejtësisë.

Vetë Alfred Balla nuk ishte i pranishëm gjatë mbledhjes, megjithatë me anë të një shkrese ai është shprehur se ka bindjen se e drejta e tij do të vendoset në Strasburg.

Shkresa e plotë e Alfred Ballës:

Kjo mbledhje po zhvillohet mbi kërkesen e tre anëtarëve, për diskutimin e deklarimit ose jo të mbarimit të mandatit tim, për shkak të vendimit të dhënë nga 3 prej 5 anëtarëve të KPA-së, përpara disa ditësh.

Duke qenë një rast i veçantë i paparashikuar nga Kushtetuta dhe ligji organik dhe një vendim që cënon drejtpërdrejt interesat e mia, duhet të dëgjohem paraprakisht nga ky Këshill.

Nuk do të ishte serioz dhe profesional përdorimi i një vendimi jopërfundimtar të organeve të rivlerësimit, me plotësimin e tij për zbatimin e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, pa u analizuar i gjithë vendimi i arsyetuar (ende nuk është zbardhur për fat të keq/është vënë në dispozicion arsyetimi i përmbledhur) e në uniformitet me të gjitha dispozitat kushtetuese dhe ligjet e tjera organike dhe rrethanat faktike të rëndësishme.

Përveç momenteve juridike që ju kam nisur me email, ku analizoj se nuk ndodhem në kushte të papajtueshmërisë dhe pazgjedhshmërisë sipas parashikimeve të Kushtetutës dhe ligjit, dua t’ju tërheq vëmendjen edhe për faktin se janë disa momente shumë të rëndësishme ligjore që duhet të ketë parasysh Këshilli, si në respekt të lartësisë së institucionit, ashtu edhe të të drejtave të mia kushtetuese.

Këshilli duhet të ketë parasysh se, unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare që më ka mbaruar mandati ligjor 5 vjeçar prej datës 18.12.2023 dhe që aktualisht po qëndroj në detyrë.

Mandati im si anëtar i KLP-së si dhe ai i dy anëtarëve të tjerë jo magjistratë (Z.Bazaj dhe Znj.Seiti) të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, ka mbaruar me plotësimin e afatit 5 vjeçar të parashikuar nga Kushtetuta. Për këtë mandat kemi dhe vendimarrje të Këshillit ku kemi përcaktuar se kur mbaron mandati i seicilit (vendimi i KLP-së Nr.213, datë 13.10.2020 “Për përllogaritjen e mandatit të anëtarit të Këshillit” i cili u mor me kërkesën e Kuvendit dhe shprehet për mandatin tonë).

Për këtë, qëllim me vendimin Nr.2 datë 19.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ka filluar edhe procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Pikërisht referuar edhe akteve të Kuvendit në vijim dhe Kushtetutës e ligjit, ne konsiderohemi si anëtarë që na ka mbaruar mandati dhe jemi anëtarë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.

Pikërisht, në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe vendimin e KPA-së, duhet të analizohet prej jush dhe të diskutohet prej Jush

Më tej, nga interpretimi i nenit 149/b të Kushtetutës (dy paragrafeve të fundit të saj) nuk del e qartë se, në lidhje me vazhdimin e qëndrimit në detyrë, tashmë duhet të shprehet ky Këshill, apo organi i emërtesës sime që është Kuvendi i Shqipërisë, apo Gjykata Kushtetuese?

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026