KLSH: Universitetet të papërgatitura për mësimin online, nuk parashikohet në ligj

15 Dhjetor 2022 | 15:04

KLSH i rekomandon Ministrisë së Arsimit të formulojë dhe amendojë ligjin e arsimit të lartë duke përfshirë në format e studimit edhe mësimin në distancë, ose njohur ndryshe si mësimi online.

Kjo pas një auditimi që KLSH, i ka bërë performancës dhe funksionalitetit të mësimit online në universitete gjatë periudhës së pandemisë covid-19.

Ajo që vihet re në raportin auditues është shqetësimi për mungesën e një përcaktimi ligjor për mësimin online, si formë që do të zëvendësonte dhe kompesonte mësimin në auditore.

Përballë kësaj mungese ligjore, thuhet në raport, institucionet e arsimit të lartë ishin të papërgatitura për përdorimin e platformave elektronike apo edhe familjarizimin e thelluar, në mënyrë që t’i shfrytëzonin ato maximalisht për realizimin e mësimit në distancë.

Ky fakt sipas gjetjeve të raportit të KLSH, vendos arsimin e lartë jashtë standarteve mësimore ndërkombëtare të përparuara të e – learning.

Ligji i mëparshëm, për arsimin e lartë Nr. 9741, datë 21.5.2007 parashikonte tre forma studimit: studime me kohë të plotë, të pjesshme dhe në distancë.

Ndërsa ligji aktual nr. 80/2015 është reduktuar në dy forma duke e përjashtuar mësimin në distancë.

Për të evituar problematikat dhe ngërçin në mësim dhënie, si ajo me të cilën u përballën institucionet e arsimit të lartë në periudhën e pandemisë, KLSH i rekomandon ministrisë së arsimit dhe sporteve të formulojë dhe propozojë një një amendim të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë duke përfshirë mundësinë e mësimit online.

Mësimi online në universiteteve përmes platformave digjitale u aplikua për herë të parë në Shqipëri pas pandemisë së Covid-19, e cila detyroi institucionet e arsimit të lartë dhe jo vetëm të aplikonin mësimin në distancë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026