Knaus: Çfarë pritet të ndodhë në Europë nëse Trump rizgjidhet President i SHBA
Gerald Knaus, themelues i Nismës Evropiane të Stabilitetit, është shprehur se është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë nëse Donald Trump do të rizgjidhet si President i SHBA-ve apo jo.
Komentet Knaus i bëri në emisionin ‘Balkan Talks’ me moderatorin Franko Egro në Euronews Albania, ku tha se Trump nuk ndan të njëjtin vizion për NATO-n dhe se ai ka thënë se nuk do të dërgojë trupa për të mbrojtur anëtarët e kësaj organizate, deklarata të cilat sipas tij, duhen marrë seriozisht.
Ai ka thënë gjithashtu se nëse Trump rizgjidhet dhe vepron përmes këtyre deklaratave, do të ishte një kthesë për gjithë Europën, por jo katastrofë.
“E po, do të jenë shumë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Sepse nëse shikojmë NATO-n, pika kyçe fillimisht natyrisht në vitin ‘49 ishte se Shtetet e Bashkuara u bashkuan me NATO-n. Aleati i Evropës Perëndimore krijoi një aleancë të parë që më vonë u shndërrua në Bashkimin Evropian Perëndimor. Britania, Franca dhe vendet e Beneluksit për të mbrojtur njëri-tjetrin, por të gjithë e dinin atëherë se kjo nuk mjaftonte.
Pra, u duheshin Shtetet e Bashkuara. Nga presidenti Trump kemi dëgjuar shumë qartë, edhe nga disa njerëz në administratën e tij, se ai nuk e ndan këtë vizion të NATO-s. Ai ishte president para se NATO-ja të ekzistonte, kështu që, nuk duhet të supozojmë një rezultat, por le t’i marrim politikanët seriozisht. Ai ka thënë se s’do të dërgojë trupa amerikane për të mbrojtur anëtarët e NATO-s. Ai u tall me hyrjen e Malit të Zi në NATO dhe tha, sigurisht që s’do ta mbrojmë Malin e Zi.
Nëse Presidenti Trump zgjidhet dhe vepron sipas këtyre deklaratave, është një kthesë për Evropën, nuk duhet të jetë një katastrofë. Vendet evropiane janë mjaft të forta nëse punojnë për t’u mbrojtur, por jo tani. Pra, ai duhet të krijojë urgjentisht strukturat, të ketë buxhetet, të ketë politikat. Në Ballkan kjo do të thotë të përfundosh diçka që ka ndodhur vitet e fundit.
Evropa është në krye, por nëse Evropa do të jetë në krye, duhet të ketë një vizion. Në 10 vitet e fundit kemi parë se evropianët e harrojnë vizionin, vizioni për paqen në Ballkan është integrimi. Nëse jeni duke negociuar me Malin e Zi për shumë më tepër se një dekadë dhe nuk i afrohet anëtarësimit. Nëse e keni Maqedoninë e Veriut si kandidat që nga viti 2005 dhe nuk ka hapur asnjë kapitull. Nëse deri më sot po e mbani Kosovën dhe Bosnjën jashtë një procesi të rëndësishëm integrimi evropian, atëherë Bashkimi Evropian nuk do të ketë mjetet për të sjellë paqen demokratike dhe kjo duhet të ndryshojë shpejt. Shpresoj që ky argumentim në Berlin, Paris dhe gjetkë, do të sjellë ndryshim”, tha Knaus.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera