Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimon vendimin e KAS për zgjedhjet lokale të Himarës
Katër ditë pasi KAS ka hedhur poshtë pretendimet e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” lidhur me rezultatin zgjedhor të Himarës, sot ky grupim ka ankimuar këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor .
Përmes këtij anikimi koalicioni opozitar kërkon rrëzimin e vendimit të KAS lidhur me pretendimin e tyre, si dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të zhvilluara në Himarë.
Krahas këtyre dy pikave, në pikën e tretë të anbkimimit kërkohet edhe shpallja e përsëritjes së zgjedhjeve në zonën e Himarës.

Kujtojmë që pretendimet e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” u hodhën poshtë në datë 26 gusht, nga trupa e KAS-it që nuk pa të provoheshin pretendimet e ngritura në kërkesën e datës 9 gusht, 5 ditë pas procesit zgjedhor në Himarë.
Opozita kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë, pasi sipas saj rreth 6000 mijë qytetarë nuk votuan dot për shkak të kartave të skaduara, ndërsa 300 votues të rinj iu shtuan bashkisë së Himarë për këto zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë