Koçiu i lë detyrën Lamallarit: Të gjitha çështjet që kemi ngritur, jam e sigurt se do të çohen përpara me profesionalizëm

6 Mars 2026 | 16:11

Këtë të premte, zv/kryeministrja Albana Koçiu, në një konferencë për mediat, i dorëzoi detyrën e saj si Ministre e Punëve të Brendshme ministrit të ri në këtë detyrë, Besfort Lamallarit.

Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se mbajtja e postit si Ministre e Punëve të Brendshme ishte një privilegj për të. Sakaq, ajo theksoi se të gjitha çështjet dhe punët që la pa mbaruar, sipas saj do të çohen përpara me profesionalizëm nga Lamallari.

“Stafetat janë ndërrime që mbartin edhe emocionet e tyre, por unë besoj se kjo stafetë që po ia dorëzoj sot Ministrit të Punëve të Brendshme, Lamallarit, është më shumë si kthimi i Besfortit në shtëpi. Jam shumë e gëzuar që e ndaj këtë stafetë me Besfortin, i cili është rikthyer sërish në shtëpi.

Për mua është sigurisht një nder i jashtëzakonshëm. Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të drejtoja Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pa dyshim ka qenë një privilegj të ndajmë së bashku një rrugëtim 5-6 mujor, një sfidë që m’u besua nga Kryeministri Rama. Besoj se e kam kryer me përkushtim dhe me shumë dhënie nga vetja, pikërisht për faktin se Ministria e Punëve të Brendshme, përveç specifikave që ka, mbart edhe një sërë çështjesh që kërkojnë vëmendje dhe përqendrim.

Të gjitha çështjet që kemi ngritur jam e sigurt se do të çohen përpara me profesionalizmin dhe përkushtimin e ministrit të ri të Punëve të Brendshme, të cilit i uroj suksese. Gjithashtu, uroj suksese edhe për të gjithë ju. Do të doja të kisha mundësinë t’ju njihja edhe më shumë nga afër, por edhe me pozicionin e ri do të kemi mundësi të shkëmbejmë eksperienca dhe mendime të vyera për ta çuar përpara punën e mirë të qeverisë dhe të çdo institucioni”, u shpreh Koçiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti këtë të hënë në Tiranë një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare...
17:00 | 06/07/2026