Koka zbulon “bastin më të madh publik të Ramës që kur i është futur politikës…”

5 Dhjetor 2024 | 22:52

Gazetari Bedian Koka tha në emisioni Now në Euronews Albania se reagimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama për çështjen ‘Xibraka’, ku Gazment Bardhi akuzon vëllanë e kryeministrit si të përfshirë, tregon se hetimet për të kanë shkuar më tej.

Sipas tij, Rama ka vënë sot basti e tij publik më të madh që kur është futur në politikë pasi është hera e parë që ai flet për dorëheqje.

“Sot Rama ka pranuar se i vëllai është në hetim. Zhvillimi i sotëm tregon se hetimi për vëllanë e Ramës ka shkuar shumë më tej. Rama ka vënë sot bastin e tij më të madh publik që kur është futur në politikë, nuk e kam dëgjuar kurrë të flasë për dorëheqje. Fakti që sot e ka bërë do të thotë që kjo është një çështje serioze që mesa duket i ka dalë jashtë kontrollit. Kjo çështje nuk ka nisur nga SPAK, por nga informacioni që Bardhi mori nga shërbimet inteligjente të partnerëve tanë dhe ky reagim i sotëm është avancim i këtyre hetimeve”, tha Koka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026