Komandoja që u kthye në terrorist, Hoxha: Kush është Erzen Uka i arrestuari në Orosh

25 Nëntor 2025 | 15:35

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur këtë të martë në edicionin informativ “Now” me moderator Thimi Samarxhiu në Euronews Albania mbi operacionin në Orosh të zhvilluar ditën e djeshme, ku u arrestuan dy persona të dyshuar me lidhje terroriste.

Hoxha ka dhënë detaje mbi një prej të arrestuarve, që është Erzen Uka, i cili rezulton ish-komando i Forcave të Armatosura Shqiptare me misione në Irak.

“Rezulton që shërbimet tona të anti-terrorit e kishin mbajtur në vëzhgim Erzen Ukën. Erzen Uka është me origjinë nga besimi katolik, jeton në Kamëz. Ka qenë me Forcat tona të Armatosura dhe ka qenë Komando në Irak. Mbas Irakut ka qenë në Siri, edhe për këtë shkak është mbajtur në vëzhgim. Të dielën, anti-terrori gjurmonte adresat e tyre online dhe kontaktet që ata kanë patur dhe kanë parë disa mesazhe shqetësuese dhe kanë patur foto të vendit ku qëndronin. I kanë kërkuar policisë së Shkodrës dhe të Pukës që të shkojnë të bëjnë një verifikim dhe çfarë bëjnë atje. Në momentin kur policia e Pukës është afruar, kanë qenë në një zonë larg zonave urbane dhe i mbanin kontakte me rrjetin që ata i përkasin. Kur shkon policia e Pukës has rezistencën e tyre. Ka bërë një mbyllje në rrethim. Për fat ata nuk kanë hapur zjarr. Ideologjizimi që ata kanë mund të rrezikonte humbjen e jetëve të policisë. RENEA ka mbyllur në rrethim duke përdorur snajperat. Nuk kishin një hartë të saktë se çfarë situate kishte banesa dhe nuk dinin fuqinë e zjarrit dhe kishin të bënin me dy shtetas të rekrutuar. Erzen Uka ka qëndruar në Kamëz. Shkonin në xhaminë e fshatit Kryezi që është dhe e fshatit të Oroshit.” – tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026