Kombëtarja në ligën B, Beqiri: Skuadra ka fituar disa lojtarë të rinj, Reja duhet të vazhdojë punën
Vendi i parë në grupin e katër të ligës së kombeve ishte një rezultat pozitiv për kombëtaren, por me sa duket skuadra ka akoma shumë punë për të bërë.
Ish-futbollisti i përfaqësueses Edvin Beqiri në një lidhje për Euronews Albania u shpreh se ekipi ka probleme në repartin e mbrojtjes që duhen rregulluar patjetër. Megjithatë sipas tij gjatë kësaj faze skuadra ka fituar disa lojtarë të rëndësishëm.
“Përveç objektivit që ishte vendi i parë në grup realizuan edhe një tjetër objektiv që ishte afirmimi i elementeve te rinj nuk janë pak janë 6-7 lojtar që do i shërbejnë shumë skuadrës në të ardhmen”, u shpreh Beqiri.
Sipas tij, trajneri Edoardo Reja ka bërë një punë të mirë me skuadrën dhe meriton të vazhdojë rrugëtimin e tij në krye të përfaqësueses sonë.
“Mendoj që trajneri Reja duhet te vazhdojë projektin e tij mendoj që duhet ta lenë të vazhdojë dhe ta realizoi. Do kohën e vet dhe shpresojmë që të jetë efikas dhe i dobishëm për kombëtaren tonë”, tha ai më tej.
Tashmë kombëtarja duhet të përgatitet për kualifikueset e kampionatit botëror të vitit 2022.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria fiton ndaj Bjellorusisë, merr kryesimin e grupit në Ligën e Kombeve
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk