Kombëtarja stërvitet në Valencia, Ismajli dhe Muçi mungojnë ndaj Ukrainës

30 Mars 2026 | 15:16

Kombëtarja Shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin Estadi Ciutat de Valencia, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës.

Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, pa shumë ngarkesa fizike dhe e fokusuar kryesisht në aspektet taktike të lojës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli nuk është stërvitur për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë. Pas konsultave me stafin mjekësor, u konkludua se ai nuk mund të rikuperohet për ndeshjen dhe do të mungojë në miqësoren ndaj Ukrainës.

Gjithashtu, me skuadrën nuk është stërvitur as sulmuesi Ernest Muçi, i cili që prej së shtunës ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Për këtë arsye, ai iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, duke kërkuar disa ditë pushim për shërim të plotë. Si pasojë, Muçi nuk mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Ukrainës.

Pas konsultimit me stafin mjekësor, trajneri Sylvinho vendosi ta lërë të lirë lojtarin, i cili ka udhëtuar drejt Turqisë për të vijuar procesin e rikuperimit.

Ndërkohë, mesfushori Jasir Asani ka lënë pas problemet fizike dhe është rikthyer me grupin, duke zhvilluar stërvitje të plotë dhe është gati për sfidën e së martës.

Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të luhet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, në Valencia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026