Komedia turke ‘Pas Zeros’, bashkëpunimi me aktorët shqiptarë mbushi teatrin e Korçës

13 Dhjetor 2022 | 16:29

Rrjetet sociale, marrëdhëniet e shtirura me njerëzit, falsiteti dhe gënjeshtrat janë sjellë në formë komike në shfaqjen e dhënë në teatrin e Korçës.

“Pas Zeros” është vepra turke e cila u soll në shqip nën regjinë e regjisorit turk Ali Volkan Centikaya.

Peshën e aktorit kryesor e ka mbajtur Amos Zaharia të cilin e ka shoqëruar edhe aktorja Desara Xhangolli, një dyshe të cilët përmes komedisë I dhanë edhe mesazhe publikut artdashës korçar.

“Është ndërthurja e zhanerit të komedisë me dramën ajo që e bën veprën të funksionojë dhe besoj se është magnet sepse e qeshura e tërheq publikun, vjen duke qeshur dhe ikën duke menduar. 00:37 personazhi në vetvete ka disa thyerje, njëherë je duke qeshur pastaj në moment kalon në tjetër dimension. Mesazhi i veprës është se duhet të jemi pak më të sinqertë me njeri tjetrin “– thotë Amos Zaharia.

“Besoj u prit shumë mirë, reagimi që përqafuan gjithë personazhet. Ka një sërë mesazhesh në fakt por ai që është më i rëndësishmi në kohën që jetojmë është mungesa e sinqeritetin dhe maska që ne vendosim “– shprehet Desara Xhangolli.

Për regjisorin turk i cili e pati për herë të parë vendosjen e një shfaqje në teatër shqiptar, misioni u arrit, pasi në të dyja netët salla ka qenë plot.

“Ishte hera ime e parë që vija në Shqipëri, as si turist nuk kisha ardhur dhe po largohem i lumtur sepse në të dyja netët salla ka qenë plot me njerëz. Zakonisht vetëm në premierë ka entuziazëm por kjo shfaqje ishte ndryshe. Po iki i lumtur sepse bëra shqiptarët të qeshnin dhe të mendonin njëkohësisht, do të rikthehem përsëri në këtë vend nëse më thërrasin”- thekson Ali Volkan, regjisor.

Gjatë muajit Dhjetor do të jenë mbi 15 shfaqje që do të luhen në teatrin e qytetit, në kuadrin e festave të fundvitit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë

Për dy netë me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur Festivali Kombëtar i Sazeve, ku grupe folklorike nga gjithë Shqipëria performuan këngët dhe vallet...
20:51 | 23/06/2026

Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global

Këngëtarja kanadeze Celine Dion vazhdon rikthimin e saj të shumëpritur në skenën muzikore me njoftimin e një kënge të re në gjuhën frënge, e cila...
17:54 | 23/06/2026

Ben Blushi shpallet “Autori iVitit” në Panairin e Librit nëPrishtinë

Shkrimtari i njohur Ben Blushi është nderuar me çmimin special si “Autori i Vitit” për romanin e tij “Jam Mysliman”, në Panairin e Librit në...
19:57 | 21/06/2026