Komisioni hetimor/ Berisha: Do vendosim lidhje edhe me Kongresin e SHBA

3 Shkurt 2023 | 12:39

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se largimi i Edi Ramës është një kusht dhe një domosdoshmëri jetike për vendin.

Në një deklaratë për mediat Berisha theksoi se nëse krijohet një komision hetimor, kërkesë e cila u bë ditën e sotme nga opozita do të japë një kontribut të madh në zgjidhjen e këtij problemi.

Ndër të tjera ai theksoi se komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta.

“Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës. Populli do i tregojë frikën. Ai nuk mund të qëndrojë më. Ai ka turpëruar çdo shqiptar. I ka futur thikë pas shpine, në fushën më sensitive, partnerit kryesor të Shqipërisë dhe kryeaksionerit, liderit në fushën e paqes dhe sigurisë botërore. Edi Rama nuk mund të qëndrojë duke mohuar dhe duke mashtruar shqiptarët se nuk ka lidhje me mua. Nuk mund të mohojë kur emri i tij është 14 herë në aktpadi.

Ndërkohë u depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti. Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta.

Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më të ndryshmet. Duhet të saktësohet se çfarë arsye kanë pasur takimet e tij me SPAK-un e partisë, çfarë kërkesash ka shtruar McGonigal në SPAK-un e partisë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës? Kush e shoqëronte atë? Cilat janë lidhjet? Komisioni hetimor parlamentar është jetik për Shqipërinë. Kjo është një ngjarje nga më të rëndat në historinë e vendit.”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026