“Nuk duhet të lëshohet pe”- Krasniqi: Jo kompaktësi territoriale serbe në Kosovë
Analisti kosovar Agim Krasniqi, ishte i ftuar këtë të premte në Euroneës Albania, ku komentoi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe përpjekjet e ndërkombëtarëve për të arritur marrëveshjen finale mes dy vendeve.
Krasniqi tha se Prishtina nuk duhet të lëshojë pe dhe se nuk duhet të pranojë në asnjë mënyë një asociacion njëetnik, që krijon një bashkësi kompakte territoriale serbe brenda Kosovës, e cila mund të shkëputet një ditë.
Analisti tha se faktori ndërkombëtar, veçanërisht ai evropian, nuk janë të interesuar për interesin e shqiptarëve, por kërkojnë vetëm realizimin e qëllimeve të tyre që përputhen me interesat e tyre.
“Komuna të caktuara ta krijojnë një bashkësi funksionale për çështje të interesit të përgjithshëm të qytetarëve të atyre komunave, ne nuk e parandalojmë një gjë të tillë, por jo një asociacion njëetnik. Një asociacion që të krijojë lidhje dhe nje kompaktësi territoriale brenda Kosovës e cila në një moment të caktuar do të shkëputet. Serbët prapë çfarëdo t’u ofrojmë ne ata prapë do të jen pengesë e normalitetit të shtetit të Kosovës. Sepse ne jemi mësuar me ta dhe fare nuk duhet t’u lëshohet pe në këtë rast. Faktori ndërkombëtar, sidomos atyre evropian nuk ju intereson interesi i shqiptarëve, por u interesojnë interesat e tyre. Ata duan të realizojnë interesat e tyre në rajon përmes shqiptarëve”, tha Krasniqi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti kërkon mbështetjen e Turqisë, takon sot Erdogan
- Deputetja: Ne mirëpritëm planin franko-gjerman, Kurti e zvarriti
- Gazetari: I kemi harruar kushtet që Kurti propagandonte për t’u ulur ne bisedime
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë