Komisioni Hetimor i Shëndetësisë me agjenda të ndara, PS në terren, PD kërkon planin
Gati 2 muaj nga vendimi për ngritjen e tij në Parlament, Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka mbetur thuajse në vend numëro.
Dy palët në Komision, Partia Socialiste dhe opozita po vijojnë agjenda të ndara të hetimit parlamentar. Pas mbledhjes së tensionuar javën e shkuar, socialistët kanë vendosur për të zbritur në terren për të parë në kuadër të hetimit parlamentar mënyrën sesi janë zbatuar koncesioni i Check-up dhe Sterilizimit. Këtë hap socialistët pretendojnë se e kanë miratuar në mbledhjen e fundit, e cila ka vijuar pasi janë larguar përfaqësuesit e opozitës.
Në kuadër të kësaj qasje, përfaqësuesit e PS zhvilluan këtë të hënë një vizitë në centralin e sterilizimit në QSUT, në kirurgjinë e përgjithshme të QSUT dhe në kirurgjinë e Traumës.
Sakaq, agjenda e opozitës në këtë Komision është krejt e ndryshme. Duke argumentuar se PS po pengon hetimin, opozita e kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka thërritur një tjetër mbledhje në 15:00 me rendin e ditës për të miratuar planin hetimor të Komisionit.
Kjo përplasje vërteton edhe një herë tjetër ngërçin në të cilin është future ky komision hetimor i cili për dallim nga komisioni tjetër për sistemin TIMS, pothuajse nuk ka bërë asnjë hap drejtim hetimit parlamentar të çështjeve që ka në juridiksion.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme