Komisioni i Ligjeve të martën shqyrton firmat e 7 kandidatëve për Avokat Populli

5 Dhjetor 2025 | 14:49

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike të martën do të zhvillojë një takim në orën 11:00. Mësohet se Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë firmat e 7 kandidatëve për Avokat Populli. Pas shqyrtimit do të kalojë të enjten për votim në seancë plenare.

“Miratimi i procesverbaleve të datës 24 Tetor (pjesa e parë, e dytë dhe e tretë) dhe të datës 28 Tetor (pjesa e parë dhe e dytë).

Shqyrtimi i plotësimit të kushteve ligjore për kandidatët që kanë marrë mbështetjen me jo më pak se 28 firma për vendin vakant të Avokatit të Popullit.

Shqyrtimi i projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, thuhet ndër të tjera në axhendën e Komisionit.

Shtatë kandidatë kanë arritur të sigurojnë firmat e nevojshme për të vazhduar në fazën e ardhshme të procesit për postin e Avokatit të Popullit. Kandidatët janë:

  1. Endri Shabani

  2. Jola Hysaj

  3. Adriana Kalaja

  4. Besim Ndregjoni

  5. Aranita Brahaj

  6. Tartar Bazaj

  7. Skender Haluca

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026