Komisioni i Rithemelimit të PD zgjedh të shtunën Këshillin Kombëtar
Këtë të shtunë Komisioni i Rithemelimit organizon Kuvendin e Partisë Demokratike. Do të jenë 1800 pjesëmarrës në këtë Kuvend. 1100 janë delegatë të zgjedhur, ndërsa pjesa tjetër futen ex-oficio.
Punimet do të nisin prej orës 10 të mëngjesit, ndërsa votimi do të nisë në orën 14:00.
Delegatët do të shprehen me votë për ndryshimet në statut.
Këto ndryshime parashikojnë përfshirjen ex-oficio në Këshillin Kombëtar të deputetëve dhe kryetarëve të degëve dhe të personaliteteve që kanë mbajtur poste të larta shtetërore.
Gjithashtu do të votohet për 150 vendet në Këshillin Kombëtar ku garojnë 421 kandidatë.
Emrat e kandidatëve u prezantuan sot dhe në mesin e tyre spikasin emra të njohur që gjatë viteve të fundit ishin distancuar me Partinë Demokratike.
Në kuvend do të vendoset edhe datën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Ndryshe nga Kuvendi i 11 dhjetorit, këtë të shtunë punimet e Kuvendit do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.
Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve
Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri