Komisioni i Venecias do publikojë në tetor opinionin për zgjedhjet e 30 qershorit
Komisioni i Venecias do të publikojë opinionin mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri në muajin tetor.
Në një njoftim në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias thuhet se drafti i opinionit të ekspertëve do të paraqitet në seancën plenare të Venecias që mbahet në 14 dhe 16 tetor.
Në muajin qershor, Gjykata Kushtetuese kërkoi mendimin e Venecias lidhur me çështjen e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, të cilat u mbajtën pa opozitën.
Padia në Gjykatën Kushtetuese u bë nga Shoqata e Bashkive e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi shpalljen e tyre të pavlefshme.
Kushtetuesja kërkoi mendimin e Venecias duke argumentuar se çështja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve është një rast unik për drejtësinë shqiptare dhe kërkon mendim më të specializuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve