Komisioni Rregullator i hap rrugë dekretit të Presidentit, kur mblidhet Kuvendi i ri

26 Gusht 2025 | 16:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj.

Ky rezultat pritet të miratohet zyrtarisht në mbledhjen e Komisionit Rregullator të planifikuar për të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30.

Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator i hap rrugë dekretit të Presidentit Barjam Begaj për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, e cila, sipas burimeve të Euronews Albania, pritet të zhvillohet të hënën e dytë të muajit shtator.

Vendimi i Plotë

Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025

Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator vendosi:

Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon:

Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026