Komisionieri Brunner në Tiranë! Takime me Ramën, ministren Koçiu, kreun e SPAK dhe ambasadorët e BE
Komisioneri Europian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner këtë të premte ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Brunner gjatë vizitës së tij ka zhvilluar disa takime ndër të cilat me kreun e qeverisë, ministren e Brendshme, Albana Koçiu, ambasadorët e BE në Tiranë dhe drejtuesin e SPAK, Klodian Braho.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat para vizitës në Tiranë, Komisoni i BE njoftoi se takimet kanë për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve mbi bashkëpunimin në menaxhimin e migracionit, sigurinë kufitare dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe mbi progresin e Shqipërisë në përafrimin me standardet e BE-së.
Për takimin me SPAK, në njoftimin e KE thuhet se komisioneri “do të njihet me punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa do të përmbyllë qëndrimin e tij me një takim me rojet kufitare të Frontex-it dhe vëzhgimin e bashkëpunimit operacional në Portin e Durrësit”.
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër