Kompensimi i pronave, mungesa e dokumentacionit bllokon dosjet, trashëgimia problem

1 Shtator 2025 | 17:36

Prej dekadash, çështja e pronave ka qenë ndër më të ndërlikuarat në Shqipëri. Vetëm këtë vit, janë ekzekutuar mbi 5 mijë dosje dhe janë shpërndarë 4,2 miliardë lekë kompensim. Por, a është ky ritëm i mjaftueshëm?

“Një nga format është kompensimi fizik brenda tokës së subjektit të shpronësuar. I dyti është nga fondi i tokës që ka Agjencia e Kompensimit të Pronave dhe i treti është kompensimi financiar. Ka qytetarë të cilëve nuk u pëlqen kjo lloj forme kompensimi, por është një gjë e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave”, thotë Erion Çaka, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti janë kompensuar më shumë dosje se në disa vite të mëparshme, pas ndryshimeve ligjore që detyrojnë që brenda tre viteve të përfundojë procesi për 26 mijë ish-pronarë.

“Nëse një subjekt që ka aplikuar në vitin 2023 ka ende dosjen me mungesë dokumentacioni, pavarësisht njoftimeve tona, ajo nuk mund të ekzekutohet. Ndërkohë, nëse dikush tjetër aplikon në 2025 dhe ka dosjen e plotë, atëherë ekzekutohet”, shpjegon Çaka.

Mes problemeve më të shpeshta janë statusi juridik i pronës, mungesa e hartës dhe kartelës, si dhe çështjet e trashëgimisë që shumë familje ende nuk i kanë zgjidhur.

Vetëm 870 pronarë janë kompensuar në 10 vitet e fundit, një shifër që tregon qartë vështirësitë e këtij procesi. Ndërsa qeveria synon ta mbyllë brenda tre viteve, mbetet për t’u parë nëse ritmi aktual do të jetë i mjaftueshëm për të përmbushur këtë afat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026