Komuniteti rom në Korçë, mbi 27 mijë persona përballen me varfëri dhe mungesë punësimi

8 Prill 2026 | 18:11

Komunitetet rom dhe egjiptian në qarkun e Korçës përballen me kushte të vështira jetese, pa stabilitet ekonomik dhe shpesh pa banesa të sigurta. Shumë prej tyre mbijetojnë duke grumbulluar materiale të riciklueshme, një aktivitet me të ardhura minimale.

Banorët raportojnë se mungesa e ndihmës institucionale është e vazhdueshme:

“Me 100 mijë lekë pension, jam pa bukë. Ku të vete? Të vjedh? Çfarë të ha? As nuk jetohet fare,” thotë një banor.

Situata e ngjashme vlen edhe për qytetet Pogradec, Bilisht dhe Maliq. Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, përfaqësues të komunitetit apeluan për politika konkrete për përfshirje sociale, punësim dhe përmirësim të kushteve të jetesës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit

Në takimin e parë të organit këshillues të prefektit të qarkut të Korçës u ngritën si shqetësim kryesor nevojat emergjente në fushën e mbrojtjes sociale....
17:41 | 22/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi...
15:03 | 22/07/2026