Koncert i veçantë në Gjirokastër, performon “Big Band” i Forcave të Armatosura
“Big Band” pjesë e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura performoi këtë fundjavë në Gjirokastër, në një koncert të veçantë. Eventi muzikor i organizuar në zonën historike tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe turistëve.
Programi i koncertit përfshinte pjesë të zgjedhura të muzikës jazz dhe rock.
“Është hera e dytë që vijmë në Gjirokastër dhe gjithmonë kemi gjetur një dashuri nga gjithë njerëzit që na mikpresin dhe mbi të gjitha një publik fantastik si gjirokastritët vetë ashtu edhe turistët që vijnë, është një mjedis i shkëlqyer për të ndarë momente muzikore, për të ndarë momente relaksi“, tha Arben Skënderi, udhëheqës artistik.
“Kësaj radhe kemi dalë ndryshe nga kornizat e koncerteve, nga skenat për tu afruar sa më shumë me publikun dhe për të qenë sa më afër tij, nëpërmjet tingujve të muzikës dhe për të kënaqur publikun”, thekson Jorgo Papa, muzikant.
“Ideja e këtyre koncerteve është të promovojmë turizmin edhe vendet më pikante që ka Shqipëria, është një inisiativë shumë e mirë”, u shpreh Bledar Sejko, instrumentist.
Përgjatë sezonit artistik të verës “Big Band” po organizon një tur koncertesh në qytetet turistike të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht