Koncert për Mihallaq Andrean, kantautori rikthehet në skenë pas disa vitesh mungesë

22 Maj 2023 | 17:18

Mihallaq Andrea, kantautori që ka në repertorin e tij 500 këngë është rikthyer në skenë pas disa vitesh mungesë.

Mihallaq Andrea, kantautori i njohur korçar pas vitesh mungesë ka prekur edhe njëherë skenën, në një koncert të organizuar enkas për të, me këngët e tij më të mira, të cilat erdhën të riorkrestruara.

Në moshën 14 vjeçare gishtat e mjeshtrit të serenatës preken kitarën, duke prodhuar me dhjetëra serenata që sot këndohen kudo, ndërkohë që ai vet shprehet i lumtur për takimin edhe njëherë tjetër me publikun artdashës korçar

“Është mirë të rikthehesh në skenë.  Jemi në qytetin e Korçës dhe serenatat këndohen me kitara.  Këngët nuk humbasin asnjëherë vlerën e tyre, por u shtohet vlera kur këndohen me orkestra të ndryshme.  Setenata do këndohet dhe me ritëm.  Publiku është frymëzimi im për të krijuar dhe për të shkruar, por që marr gjithçka.  Ishte nostalgjike, por gjithsesi edhe natyra ime është e tillë, por kam krijuar edhe këngë ritmike të cilat do i dëgjojmë herë tjetër. Kur je i ri e fillon me vrap dhe kur vjen në moshën time fillon hapi të ndalet dhe gjerat të bëhen më të pjekura.  Nuk ka asnjë problem për mua do jem gjithmonë në skenë sa herë të dojë publiku”,-tha Mihallaq Andrea.

Redon Makashi ishte një nga artistët që performoi në këtë koncert, i cili vlerëson punën e dedikuar për të ngritur emrin e Mihallaq Andreas në piedestal.

” Një koncert i rrallë i një këngëtari të një muzike që unë kam dëgjuar kur kam qenë fëmijë, kasetat e tij i kam akoma në shtëpi.  Një koncert siç i takon Korçës publiku fantastik sigurisht dhe Mihallaqi që ishte qershia e tortës në këtë koncert dhe unë e shijova si spektator, por edhe që kënduam bashkë.  Me pak fjalë Korça është qyteti i muzikës, i artistëve të mirëfilltë.  Në kohën e sotme duhen sjellë në frymën aktuale dhe ishin sjellë të riorkestruara.  Ishte bërë një punë shumë e mirë nga çunat e orkestrës dhe përshtateshin me zërin e Mihallaqit sepse ndryshe Mihallaqi këndon me kitarë akustike dhe ndryshe kur të vijnë orkestrimet në një format më të madh dhe me pak fjalë publiku u kënaq unë u kënaqa dhe Mihallaqi Shkëlqeu”,-tha Redon Makashi

Mihallaq Andrea ka mbi supe mbi 500 këngë e tekste, të cilat sot vazhdojnë të jenë aktuale në reportoret e shumë këngëtarëve shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026