Koncerti i Rita Orës, strategji marketingu për këngëtaren me famë botërore?
Gazetari Nini Feshti, është shprehur se koncerti i zhvilluar mbrëmë në Tiranë ku këndoi këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ishte një strategji marketingu e kësaj të fundit.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, gazetari tha koncerti nuk kishte vend për kritika, ndërsa theksoi se edhe nëse biletat nuk do ishin falas do të kishte pjesëmarrje të lartë.
“Rita Ora 2 vitet e fundit ka qenë në një tur për të rehabilituar imazhin e saj si pasojë e famës së keqe që mori gjatë periudhës së Covid-19. Ky koncert ishte strategji për marketing. Ishte një koncert I mirë organizuar dhe nuk kishte lënë shumë vend për kritika.
Fakti që koncerti ishte falas, është një shtysë shumë e madhe për tejmbushjen e sheshit, por edhe nëse do kishte bileta për t’u paguar, njerëz do kishte. “- tha ai.
Këngëtarja Rita Ora, mbrëmjen e djeshme me performancën e saj elektrizoi kryqyetin. Në koncertin që nisi në orën 20:00, morën pjesë dhe këngëtarë shqiptarë, mes tyre Ronela Hajati, Kida e Semi Jaupi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë