Koncerti mollë sherri në Shkodër, Bujar Qamili për Euronews: S’do e bëjmë në stadium
Një koncert është bërë “mollë sherri” mes Klubit të Vllaznisë dhe Bashkisë së Shkodrës. Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi” me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës, nuk pati të njëjtën mbështetje nga drejtuesit e klubit të futbollit.
Këngëtari Bujar Qamili, i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, theksoi se përgatitjet për koncertin në stadium i ka ndjekur në rrugë ligjore.
Ai tha se nuk ishte në dijeni të konfliktit mes Bashkisë dhe klubit të Vllaznisë, skuadër i të cilës edhe vetë Qamili është tifoz.
“Kur fillova përgatitjet e koncertit kam ndjek një rrugë ligjore. Ky koncert që do bëhej në stadium do ketë vite që Shkodra ma kërkon dhe unë mendova ta bëj në stadium, duke ndjekur dhe një rrugë ligjore. Bashkia e aprovoi dhe unë fillova përgatitjet, e kisha menduar dy orë. Mendova repertorin e këngëve shkodrane, të Kosovës dhe Shqipërisë së Mesme. Ftova Shkëlzen Jetishin, ftova Artjolën, ishte një grup i bukur me në krye Vis shkodranin. Nuk kisha asnjë konflikt. Nuk i dija mosmarrëveshjet mes Bashkisë dhe klubit”, tha këngëtari.
Ai theksoi se nisur nga mosmarrëveshjet që janë krijuar, koncerti nuk do të zhvillohet në stadium, çka i hap rrugë klubit për ndeshjen.
“Ju them të gjithë tifozëve, sepse dhe unë jam pjesëtar i juaji, dhe për respektin e juaj, unë bashkë me Bashkinë u tërhoqëm dhe stadiumi është i lirë”, u shpreh ai.
Edhe pse në shesh, sipas Qamilit në këtë koncert recital në qytetin verior të vendit, pritet të marrin pjesë rreth 6 mijë persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve