Koncesionet e Zogut, ku shkuan fuçitë me naftë
Ky episod shenjoi nisjen e një epoke të re, kur më 23 janar 1923 hyri në fuqi ligji i parë minerar dhe 2 vite më pas u pasua me 7 koncesione të firmosura nga mbreti Zog me kompani të huaja e që në total morën 13% të territorit për kërkim.
Nga viti 1929 deri në vitin 1944, nga këto vendburime u nxorën mbi 960 mijë tonë naftë. Deri në vitin 1944, pas Drashovicës u bënë edhe 2 zbulime të rëndësishme nga firma italiane AIPA, në Kuçovë e Patos.
“Nafta shqiptare është shfrytëzuar me një efektivitet dhe eficence shumë të lartë në periudhën e pushtimit të vendit nga Italia fashiste. Ishte një naftë që nxirrej dhe eksportohej dhe në periudhën 1 vjecare të pushtimit të vendit nga Gjermania në vitet 43-44 janë përdorur nga makineria ushtarake e Gjermanisë”, thotë pedagogu dhe studiuesi Enriko Ceko.
Viti më i mirë për prodhimin ishte 1942-shi, me 154 mijë tonë, ndërsa për gjithë peridhën rezulton të ketë shkuar në treg mesatarisht çdo vit, 60 mijë tonë naftë.
Në fund të vitit 1935, shoqëria AIPA eksportoi për herë të parë naftën e nxjerrë, për ta përpunuar në rafineri italiane.
“Qysh atëherë dhe në vazhdim, kërkimi i naftës në Shqipëri ka vazhduar për vetë faktin se në territorin shqiptar përfshihet në dy basene të mëdhenj sedimentare që janë të aftë të gjenerojnë naftë dhe gaz, sic është zona jonike dhe ulëtësira pranë adriatike”, u shpreh inxhineri gjeolog për kërkimin e naftës dhe gazit.
Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
- 16:33 Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
- 16:20 11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 16:14 Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
- 16:04 Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar
- 16:00 Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
- 15:53 Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit