Kondicioneri jo më shumë se 22 gradë, eksperti tregon si të kursejmë energjinë
Orjon Islamaj, nga Agjencia e Eficencës së Energjisë dha disa këshilla se si të menaxhojmë pajisjet elektroshtëpiake në mënyrë që fatura e energjisë të mos na vrasë xhepin.
Në emisionin ‘Sot’, në Euronews Albania, eksperti tha se kondicioneri është pajisja që harxhon më shumë energji, ndaj duhet graduar me kujdes.
Ai këshilloi që kondicioneri nuk duhet të gradohet më shumë se 22 gradë. Kjo sipas tij është temperatura ideale që e ndryshon ndjeshëm për mirë konsumin.
“Ambienti duhet të jetë i izoluar mirë, të mos hyjë ajri, temp 29-30 gradë është e gabuar. 22 gradë është temperatura ideale, ndryshon shumë konsumi me një diferencë të ndjeshme”, tha Islamaj.
Ai sugjeroi që dushi të mos hiqet nga priza nëse përdoret shumë gjatë ditës, teksa theksoi se kjo elektro-shtëpiake ka një pjesë të konsiderueshme të faturës së energjisë, nga 15-20 mijë lekë.
Një nga elektroshtëpiaket që harxhon edhe më shumë energji pas kondicionerit dhe dushit është furra e pjekjes.
Furra harxhon deri në 200 kwh në muaj në varësi të përdorimit, shpjegoi eksperti, ndërsa shtoi se këshillohet që furra të përdoret rreth 70 herë në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit